Një 26-vjeçare është xhindosur kur ka marrë vesh se partneri i saj, u kishte treguar shokëve video të momenteve intime. Brenda Barattini, 26 vjeçe, i preu me gërshërët e kopshtarisë organet gjenitale të dashurit.

Ajo e ka kryer këtë veprim pasi Sergio Fernandez, 40 vjeç, kishte shpërndarë momente intime të çiftit me shokët e tij.

Sergio Fernandez  humbi 90 përqind të penisit të tij në sulmin në Nueva Corboda, Argjentinë, në Nëntor të vitit 2017.

 26-vjeçara është arrestuar lidhur me këtë veprim dhe është duke vuajtur dënimin. Ajo  ka thënë se dëmi që i bëri Fernandez asaj ishte shumë i dëmshëm psikologjikisht.

Një nga avokatët 40-vjeçarit, Felipe Truço, tha se ishte një incident shumë i rrezikshëm dhe i dhunshëm dhe klienti i tij është në depresion, ndërsa ai pret për operacionet  që duhet të realizojë.

/tvklan.al