Bledar Kola, shefi i kuzhinës së restorantit “Mullixhiu”, i cili sipas Deutche Welle, është renditur në vendin e 3-të në listën që përfshin restorantet më të mira të Europës ka qenë sot i ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”.

Kola ka rrëfyer recetat autoktone shqiptare përmes emisionit teksa tha se qëllimi i “Mullixhiut” është  t’i kthejë krenarinë shqiptarëve përmes kuzhinës.

Roli i “Mullixhiut” tashmë është t’i kthejë krenarinë shqiptarëve përmes kuzhinës, që kur të thuash trahana të mos kesh turp, kur thua byrek të mos keshë turp. Ne duam ta sjellim edhe një herë kuzhinën autoktone shqiptare. Gatimet shqiptare janë shumë të shijshme dhe ne dum ta sjellim si bashkohore këtë kuzhinë që nuk është vlerësuar. Unë i sugjeroj të gjithë ata që gatuajnë në shtëpi t’i kushtojnë rëndësi shijes dhe jo bukurisë

” tha Kola./

tvklan.al