U deshën tre vjet për ta përfunduar, por më në fund grupi i famshëm irlandez U2 e ka gati albumin më të ri.

“Songs of experience” është një përmbledhje prej 13 këngësh regjistrimet për të cilat janë kryer mes Dublinit, Nju Jorkut e Los Angelesit.

Mes hiteve të këtij albumi është edhe “The Blackout”.

Por edhe “You are the best thing about me”.

Albumi bazohet tek rrymat pop dhe rock, por përshfin edhe elementë muzikorë tradicionalë të përdorura ndër vite nga grupi i themeluar në vitet ’70.

Produksioni i albumit është fruti i artistëve is Xheknajf Li, Rajan Tider dhe me në qëndër zerin magjik të këngëtarit legjendar Bono. Ky është albumi i 16-të i këtij grupi, që pritet ta rikthejë atë në qëndër të vëmendjes së muzikës ndërkombëtare, pasi pjesë të tematikave të këngëve ka edhe krizën e refugjatëve. 

Tv Klan