Udhëtimi jashtë vendi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri u komentua si thyerje e vendimit të Këshillit te Mandateve dhe Rregullores që i ndalonte atij largimin nga Shqipëria. Në vendimin e datës 25 tetor thuhet shprehimisht se Kuvendi pranon kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda

p

ë

r dh

ë

nien e autorizimit p

ë

r ndalimin e daljes jasht

ë

shtetit dhe detyrimin p

ë

r t’u paraqitur në policinë gjyqësore

të  ish-ministrit te Brendshëm.

Avokati i Tahirit, Artan Hajdari thotë për Televizionin Klan se ish-ministrit nuk mund t’i ndalohej dalja jashtë vendit për aq kohë sa prokuroria nuk kishte kërkuar një masë të tillë në gjykatë, ndonëse se Kuvendi  kishte dhënë autorizimin.

“Prokuroria nuk ka kërkuar këtë masë ndalimi edhe pse Kuvendi ia dha miratimin. Nëse do ta kishte kërkuar prokuroria apo ta kishte vendosur gjykata masa e ndalimit do te kishte qene ne te gjitha pikat e kalimit kufitar. Do t’i ishte bllokuar pasaporta. Kur një person është nën hetim, por nuk ka këtë masë ndalimi nuk  është detyrim i personit që të njoftojë prokurorinë për lëvizjet e tij. Kur prokuroria merr ose kërkon një masë ndalimi, është ajo që e njofton personin nën hetim dhe jo personi të njoftojë prokurorinë për lëvizjet.”

E pyetur nga Televizioni Klan zyra për shtyp e prokurorisë sqaroi se për sa kohë Kuvendi rrëzoi kërkesën për ndalimin e Z. Tahiri, çdo masë tjetër ndaj tij u vlerësua e papërshtatshme për t’u kërkuar.

Stepja e prokurorisë për t’i drejtuar Gjykatës  duket se i ka dhënë hapësirë të lëvizë lirisht ish-ministrit Tahiri, i cili ka konfirmuar kthimin në Tiranë te dielën pas një vizite të shkurtër në Gjermani, ku pa nga afër babanë e tij të shtruar në spital.

Një ditë më parë në një status të tij në rrjetet social ish-kryeministri Berisha kërkoi heqjen e mandatit të Sajmir Tahirit si deputet. Sipas tij me shkeljen e vendimit te Kuvendit, ish-ministri ka humbur të drejtën e mbajtjes se mandatit te anëtarit te parlamentit.

Tv Klan