Shkenca ka bërë realitet shumë gjëra që më parë ishin vetëm imagjinata, për shembull robotët.

Mirëpo ka mbetur një koncept që duket se ngelet akoma larg kuptimit tonë.

Bëhet fjalë për udhëtimin në kohë.

Por kohët e fundit, fizikanti Ethan Siegel është shprehur për

Forbes

se udhëtimi në kohë nuk është i pamundur.

Sipas rregullave të fizikës teorike ekzistojnë disa gjendje të caktuara që lejojnë të ndërtohen vrimat e krimbit, të cilat Ajnshtajni i ka shpjeguar se mund të transportojnë njerëzit në kohë.

Sipas Siegel, kjo nuk do të ishte shumë e lehtë, por nuk ka asgjë që mund ta ndalojë ndërtimin e saj.

Një vrimë e krimbit mund të ndërtohen në mënyrë që, fundi i saj të jetë gati i palëvizshëm, ndërsa pjesa tjetër të lëvizë pothuajse me të gjithë shpejtësinë e dritës.

Duke hyrë në një ‘tunel’ të tillë, një person mund të kalojë prapa në kohë.

Siegel imagjinon një skenar, destinacioni i të cilit është 40 vite dritë larg.

/tvklan.al