Kurrë nuk ka qenë koha më e mirë për të udhëtuar për në Kanada

 

Në qoftë se Kanadaja ka qenë në listën e dëshirave për t’u vizituar, atëherë është moment më i mirë për t’i bërë valixhet gati dhe për ta vizituar atë, shkruan The Sun.

 

Kjo është për shkak se një kompani kanadeze hekurudhore do t’ju japë një udhëtim të pakufizuar në të gjithë vendin gjatë muajit korrik për vetëm 150 dollarë.

 

Kjo është për të nderuar 150 vjetorin e Pavarësisë së Kanadasë.

 

Kompania hekurudhore “Via Rail” tha se udhëtarët duhet të jenë mes moshës 12 dhe 25 vjeç.