rinas_polici

Policia Kufitare e Rinasit arrestoi një shtetas sirian të dyshuar për falsifikim të dokumentave. Ai është Muhamed Aldugll, 57 – vjeç, lindur në Damask të Sirisë.

Ai u ndalua pasi ka paraitur një pasaportë të Guatemalës me foton e tij, por me gjeneralitete të tjera. Nga ekzaminimi paraprak dyshohet që pasaporta të jetë falsifikuar.

Në bagazhe i janë gjetur edhe dokumenta me identitete të tjera që gjithashtu dyshohen si të falsifikuara. Vijojnë hetimet për të mësuar synimet e sirianit të ndaluar.

Tv Klan