Pjesëmarrja e Kombëtares në finalet e Euro 2016 solli miliona euro të ardhura për Federatën Shqiptare të Futbollit, por UEFA mendon edhe për klubet. Në fakt ekipet shqiptare përfitojnë nga një fond i përcaktuar për lojtarët, të cilët grumbullohen me përfaqësueset edhe gjatë fazën klualifikuese. Më shumë se 330 mijë euro përfitojnë 4 ekipe të Superligës.

 Pjesa më e madhe shkojnë për Partizanin dhe Skënderbeun, respektivisht 129 mijë dhe thuajse 120 mijë euro që forcojnë buxhetet e këtyre klubeve.

Në listën e publikuar nga UEFA janë edhe Tirana e Flamurtari. Bardheblutë marrin 46 mijë euro, jo pak në këtë kohë krize që po kalon, ndërsa vlonjatët më shumë se 37 mijë, gjeorgjiani Gelashvili, i cili aktivizohej në sezonin 2014-2015. Në total për të gjithë federatat anëtare të UEFA-s janë shpërndarë 150 milionë euro për 641 klube.

Tv Klan