elbasan-arenaInspektorët e UEFA-s kanë vëzhguar edhe një herë vijimin e punimeve për rinkostruksionin e stadiumit të Elbasanit.

Arena që do të kthehet në shtëpinë e Kombëtares për kualifikueset e Euro 2016 ka marrë formë.

Puna po ecën me ritme të larta dhe sipas përfaqësuesit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Tritan Kokona inspektorët e UEFA-s janë të kënaqur me punimet e kryera.

Tritan Kokona (Shef i zyrës së shtypit FSHF): “Janë të kënaqur me punimet e kryera deri më tani, por kemi detyra të tjera që të presim denjësisht ndeshjen e parë në këtë stadium”.

Inspektorët e UEFA-s kanë kërkuar një kujdes të veçantë për ambientet e gazetarëve pa anashkaluar pjesët e tjera të Elbasan Arenës.

Stadiumi do të ketë një fasadë xhami dhe pirtet të ketë  një kapacitet rreth 13 mijë vendësh. Ndeshja e parë do të jetë ajo me Danimarkën 11 tetor 2014.

Tv Klan