55 përfaqësueset e futbollit europian do të nisin një kompeticion të ri të organizuar nga UEFA. Do të quhet Liga e Kombeve dhe qëllimi është për të zëvendësuar në pjesën më të madhe ndeshjet miqësore të përfaqësueseve dhe për të sjellë përballe me konkurueshmëri më të lartë sportive.

 Sipas UEFA-s kombëtaret do të ndahen në 4 grupe sipas rankimit duke filluar nga më të fortat. Shqipëria pritet të bëjë pjesë në Ligën C. 15 përfaqësuese do të ndahen ne një grup më 3 skuadra dhe 3 grupe me nga 4.

Ndeshjet e grupit do të zhvillohen me sistem vajtje ardhje mes muajve shtator dhe nëntor 2018. Ekipet fituese të katër grupeve në secilën Ligë kualifikohen për në “katërshen finale” në qershor 2019. Do të luhen gjithashtu edhe dy gjysmëfinale dhe një ndeshje finale ku do të ketë edhe fitues të Ligës. Liga e Kombeve do të jetë edhe një mundësi e kombëtareve për tu kualifikuar për në kampionatin europian të 2020.

Tv Klan