UEFA e rrëzoi planin e Milanit për të rifinancuar borxhin në mënyrë që klubi italian të mund të hynte në merkaton e verës. Por në të kundërt, organizmi europian i futbollit do të dërgojë çështjen e Milanit në komisionet e saj juridike në mënyrë që italianët të ndëshkohen pasi ka shkelur rregullat e Fair Play financiar.

Sipas UEFA-s, plani që borxhi do të rifinancohej në 4 vitet e ardhshme nuk është bindës.

“Jemi shumë të hidhëruar

“, tha menaxheri ekzekutiv i Milanit, Marco Fassone. “

Me këtë mungesë besimi, UEFA na dëmton rëndë imazhin”.

Pritet që të bëhen mirë llogaritë dhe UEFA të vendosë nëse do të ndëshkojë Milanin me gjobë ose me përjashtim nga Europa League. Ndër të tjera, masat mund të variojnë edhe në pezullim të merkatos apo ndalim aktivizimi në Europë për disa lojtarë.

Tv Klan