UEFA ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të Champions League për sezonin që sapo lamë pas.

Gianluigi Buffon është shpallur portieri më i mirë i vitit në Champions League. Pas tij, çmime morën Sergio Ramos si mbrojtësi më i mirë, Lukas Modric si mesfushori më i mirë dhe Cristiano Ronaldo si sulmuesi më i mirë.

Bie në sy fakti se tre futbollistë i përkasin Realit të Madrid, ekipit fitues të Ligës së Kampionëve.