UEFA mori vendimin për të ndryshuar Champions League prej sezonit 2018-2019. Komiteti Ekzekutiv vendosi që katër kampionatet e parë në renditje të kualifikojnë direkt nga 4 ekipe në fazën e grupeve.

Këtë mundësi do ta kenë ekipet nga Spanja, Gjermania, Anglia e Italia. Me 11 vota pro dhe një abstenim, Ekzekutivi nuk priti zhvillimin e kongresit të jashtëzakonshëm, ku do të zgjidhet kreu i ri i UEFA-s më 14 Shtator në Athinë. Numri i ekipeve pjesëmarrës nuk do të ndryshojë, që do të jenë 32. Federatave të nivelit të mesëm si Franca, Portuglia e Rusia do të kenë dy vende, 4 deri në 5 vende kampionëve të Ukrainës, Belgjikës Hollandës, Turqisë dhe Zvicrës, 5 deri në 6 vende ekipeve që do ta kualifikohen në play off.

Fituesi i Europa League siguron një vend në fazën e grupeve të sezonit pasardhës. Sipas njoftimit të UEFA-s të gjitha detajet do të qartësohen deri në fund të vitit. Me mënyrën e re do të ndryshojë edhe shpërndarja e të ardhurave.

Tv Klan