Serbia fansUEFA prite të shpallë sot vendimin për ndeshjen e ndërperë mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Vendimi duhet të jepej dje, siç kishte njoftuar më parë UEFA, por u shty për shkak se dy anëtarët e komisionit të disiplinës kanë dashur më shumë kohë për të shqyrtuar dosjet voluminoze të paraqitura nga Shqipëria dhe Serbia.

Federata Shqiptare e Futbollit pretendon të marrë fitoren 3 – 0 në tavolinë, pasi provat që ka paraqitur në UEFA e mbështesin ekipin tonë.

Rastet e shfaqjes së racizmit, por edhe organizimin e dobët të palës pritëse janë një pikat e forta ku po mbështetet mbrojtja FSHF.

Në dosje janë përfshirë edhe raportet mjekësore për gjendjen e futbollistëve pas trazirave. Të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj Serbisë janë të dënueshme në Rregulloren e Disiplinës së UEFA-s.

Sipas FSHF duke u bazuar në këto fakte jo vetëm që shkelja për mospranim të vijimit të lojës nga Kombëtarja duhet të rrëzohet, por duhet që fitorja t’i caktohet Shqipërisë.

Sa për flamurin me hartën e Shqipërisë Etnike që u shfaq në stadium dhe krijoi shumë debat nuk mund të akuzohet pala shqiptare që sqaron se në atë moment nuk ka patur tifozë në stadium dhe kështu që autori nuk mund të përcaktohet.

Megjithatë në rast se nuk jepet fitorja në tavolinë Federata Shqiptare e Futbollit është e vendosur ta çojë deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Tv Klan