Një kopshtar ka mbetur i habitur pasi ka parë në qiell një objekt të pazakontë , duke pretenduar të ishte një ufo.

57-vjeçari Peter Lee, teksa po kujdesej për kopështin e tij në Radcliffe, Mançester, ku ndodhej sëbashku me dy vajzat e tij, dalloi objektin e çuditshëm në formë rrethore, të cilin vendosi ta fotografonte menjëherë.

peteee

 

 “Lëvizte dhjetëra kilometra larg, por nuk ishte ndonjë avion dhe asgjë që ka të bëjë me planetin tonë”,

ka thënë Lee.

Imazhet e fotografuara janë duke u shqyrtuar nga ekspertët, për të vërtetuar nëse është ndonjë rast që ka të bëjë me hapësirën dhe kozmosin./tvklan.al