alinet

Një mizëri alienësh janë parë në qytetin portual Osaka në Japoni. Në një videon –që zgjat dy minuta- shihen disa objekte sferike që fluturojnë në qiell dhe cilësia jo e mirë e saj ka nxitur spekullimet për UFO-t dhe qeniet jashtëtokësore.

Shumë nga shikuesit e videos kanë shprehur çudinë ndërsa të tjerë kanë folur edhe për teori konspirative. Pamjet në Osaka u kanë kujtuar klikuesve të videos, dritat e bardha që u panë në Hajd Park në Londër, në muajin qershor. Por në Londër objektet u zhduken brenda pak sekondash.

NASA thotë se pas 20 vjetësh do të zbulohet se ne nuk jemi të vetëm në Univers. Por më 15 korrik të këtij viti, ufologët vëzhguan një anije gjigande kozmike jashtëtokësore, në përmasat e shtetit Ajdaho në Shtetet e Bashkuara, pranë diellit.

Video është publikuar nga Streetcap1 në Youtube dhe aty shihen fotot e NASA-s, të siguruara nga Observatori Diellor dhe Heliosferik (SOHO), ku eshte rrethuar objekti i stermadh jashtetokesor. Projekti SOHO eshte nje bashkepunim mes NASA-s dhe Agjencise Europiane Hapsirës (ESA), prej vitit 1995.

Tv Klan