Ukrainasi vjedh 8300 Euro në Sarandë, kapet në Rinas duke u arratisur



Një 43-vjeçar nga Ukraina është arrestuar, i cili po arratisej nga Shqipëria më një shumë parash të vjedhura.

Policia thotë se ukrainasi Oleg Koval më 10 gusht i kishte vjedhur 40-vjeçarit nga Saranda I.P një shumë parash prej 8300 Euro në një hotel.

Ai ishte larguar nga qyteti bregdetar, ndërsa dje u kap në aeroportin e Rinasit duke tentuar të largohet nga vendi.

Gjatë kontrollit, atij ju gjet shuma e parave të vjedhura, me prerje 50 Euro. /tvklan.al

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*