kryeministri ukrainasKryeministri ukrainas Arseni Jaceniuk ka dhënë dorëheqjen. Vendimin e bëri publik gjatë pasdites në Parlament.

Shkak, sipas Jaceniuk janë bllokimi në parlament i disa nismave të qeverisë. Bllokimi i këtyre nismave erdhi pas shpërbërjes së koalicionit qeverisës.

Nga koalicioni u largua partia UDAR e Vitali Kliçkos dhe nacionalistët e Svobodës, dy prej tre partive të mazhorancës.

Vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, siç është edhe propozimi i Presidentit Petro Poroshenko.

Si datë e mundshme shihet 26 tetori.

Është në pikëpyetje pjesëmarrja në këto zgjedhje e partisë komuniste, me një mbështetje jo të vogël në elektoratin ukrainas.

Ministria e Drejtësisë në Kiev nisi procedurat për nxjerrjen jashtë ligjit të saj.

Autoritetet ukrainase e akuzojnë këtë parti, si mbështetëse të rebelëve  filo-rusë në lindje të vendit.

 

 

TV KLAN