Rikthehen temperaturat e ulëta, reshjet e shiut dhe era e forta. Deri në fund të prillit çadra nuk duhet të mungojë në çantat tuaja, pasi moti do të jetë i paqëndrueshëm, tipike për stinën e pranverës.

Për tre ditë rresht temperaturat do të ulen me 10 gradë, për t’ja u lënë sërish vendin temperaturave të larta.

Zonat veriore dhe qendrore të vendit do të jenë më të prekura nga reshjet e shiut . Sipas sinoptikanëve ky mot i paqëndrueshëm, herë me temperatura të larta afrikane dhe herë me reshje shiu është pasojë e rrymave të ngrohta afrikane.

Gjithsesi, pas mbrëmjes së mërkurë, edhe pse me reshje shiu, vlerat e temperaturave do të shënojnë sërish rritje, duke arritur deri në  28 gradë celsius.

Tv Klan