Hidrocentrali-fierzeMungesa e rreshjeve gjatë javëve të fundit ka bërë që niveli i ujit në hidrocentralet e kaskadës së Drinit të ulet ndjeshëm. Vetëm në një muaj, në hidrocentralin e Fierzës, që është burimi kryesor i prodhimit të energjisë në vend, niveli ka rënë me 7 metra.

Në dhjetor të vitit 2013, niveli i ujit në këtë hidrocentral ka qenë 282 metra, aktualisht ka rënë në 275 metra, nga 254 metra që është niveli minimal i tij.Të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli në liqenin e Fierzës ka qene  276 metra.

Pavarësisht rënies së ndjeshme të nivelit, burime nga Koorporata Elektro-energjetike Shqiptare thonë se ky nivel plotëson nevojat e konsumatorëve deri në muajn mars. Në hidrocentralin e Komanit niveli aktual është 174 metra, ndërsa në atë të Vaut të Dejës,74 metra. Edhe pse kërkesa për energji këto ditë është e lartë për shkak të temperaturave të ulta, sipas KESH, hidrocentralet nuk po punojnë me kapacitet maksimal, pasi një pjesë e energjisë po importohet nga CEZ Shperndarje, që ka detyrim ligjor t’a sigurojë vetë energjinë e humbur në rrjet.