Banka-e-ShqiperiseBanka e Shqipërisë ka ulur sërish normën bazë të interesit për lekun me 0.25 pikë përqindje, duke e çuar në nivelin  2 %.

Vendimi u mor në mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikqyrës.

Ende nuk ka detaje lidhur me këtë vendim ndërsa gjatë pasdites së sotme pritet që Banka do të publikojë të plotë raportin tremujor të politikës monetare.

Ekspertë të ekonomisë thonë për Televizoinin Klan se ky vendim për uljen e mëtejshme të normës bazë të interesit ka tre arsye; e para inflacioni është më poshtë se objektivi, së dyti politika e relaksuar monetare e BSH po bëhet më efektive dhe së treti politika monetare po mundohet të luaje rolin e saj lehtësues në këtë vit kur politika fiskale është konsoliduese.

Ekspërtet thonë se faktorët e rrezikut për rritjen ekonomike janë shtuar. Gjatë vitit që lamë pas, Banka e Shqipërisë e uli tre herë normën bazë të interesit gjithsej me 0.75 pikë përqindje.

Tv Klan