Shqipëria ka arritur të ketë norma, edhe më të ulëta se Bashkimi Europian për vdekshmërinë e pacientëve që trajtohen në shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Nënë Tereza.

Kardiokirurgu Altin Veshti, në një intervitë për Televizionin Klan thotë se profesionalizmi i mjekëve është rritur së bashku me numrin e ndërhyrjeve të kryera gjatë 2017.

Deri më 31 Gusht kemi bërë operim 560 pacientë, përfshirë të rritur dhe fëmijë, me një mortalitet rekord prej 0.6 përqind, që është më i ulët se mesatarja europiane

“.

Suksesit i bashkangjiten dhe një sërë ndërhyrjesh të realizuara për të herë të parë nga mjekët kardiokirurgë.

“Tek të rriturit ne kemi bërë ndërhyrjen e parë me qelizat staminale. Vazhdojnë trajtimin e fibrilacioni atrial, me ndërhyrje kirugjikale. Modifikim të teknikave të zëvendësimit të aortave ashendale. Plus kemi bërë edhe ndërhyje të reja tek fëmijët, siç janë teknikat për të korrigjuar një nga patologjitë më të njohura, ato që quhen fëmijët blu dhe avancim akoma më të lartë në teknikat mini invazive”.

Shërbimi i Kardiokirurgjisë, ashtu si të gjitha spitalet po përballet me largimin e mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit. Sipas kardiokirurgut, shkak i braktisjes është pasiguria në punë e mjekëve.

Kemi 3 mjekë të specializuar që kanë ikur vitet e fundit dhe 3 infermierë të specializuar. Një nga arsyet është legjislacioni. Për një gabim mjekësor që mund të jetë pakujdesi, Bashkimi Europian ka një dënim më të lehtë, kurse këtu mjeku shpeshherë trajtohet si kriminel. Arsyet e tjera janë mosorganizimi, keqtrajtimi, presioni i madh që kanë mjekët, frika për të punuar, pra jo mbrojtja e këtyre mjekëve

“.

Deri në fund të vitit mjekët synojnë të realizojnë 800 ndërhyrje në zemër, duke mundësuar reduktimin e listë pritjes së pacientëve.

Tv Klan