shkelqim caniMazhoranca në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë ka rrëzuar kërkesën e Opozitës që TVSH – ja e energjisë elektrike të ulet nga 20 në 6%.

Sipas Opozitës ulja tatimore me 14 %, përkthehet në ulje çmimi të energjisë elektrike dhe përfitimi shkon direkt tek qytetarët. Por kjo nuk i ka bindur deputetët e mazhorancës.

Nga ana tjetër Ministri Cani tha se për hartimin e TVSH – së është marrë mendimi i FMN, por edhe Bashkimit Europian, ndaj nuk mund të pranohet një ulje e tillë.

Përfaqësuesit e qeverisë nuk e pranuan uljen e TVSH – së për energjinë me argumentin e rënies së të ardhurave, por Deputeti demokrat Florion Mima tha se shifrat e fundit zyrtare tregojnë se të ardhurat kanë rënë duke sjellë si shembull sektorin e doganave.

Megjithatë këto shifra ende nuk janë bërë zyrtare nga Ministria e Financave.

Tv Klan