Britania e Madhe ka kohë deri në fund të këtij muaji për të nisur bisedimet për marrëdhëniet e reja tregtare me Bashkimin Europian, në kuadër të Brexit-it, dhe për këtë duhet të paguajë faturën e kripur të divorcit prej 60 milionë eurosh.

Ultimatumi vjen nga presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, pas tryezës së përbashkët me kryeministren britanike Theresa May në Gothenburg të Suedisë, me rastin e Samitit për rritjen ekonomike dhe punësimin.

Donald Tusk: “Është bërë progres për të drejtat e qytetarëve europianë që jetojnë në Britani, por nevojitet më shumë progres për marrëdhëniet tregtare me Republikën e Irlandës dhe në detyrimet financiare. Në mënyrë që të shmangim çdo paqartësi në kalendarin tonë, ia bëra shumë të qartë kryeministres May se ky progres duhet të ndodhë, në rastin më të largët, në fillim të dhjetorit”.

Theresa May tha për gazetarët se Londra dhe Brukseli po punojnë së bashku, por ka ende distancë mes palëve.

Kryeminsitrja britanike dhe liderët europianë do të takohën sërish të premten e ardhshme për një tjetër raund bisedimesh.

Tv Klan