Uma Thurman nuk ka aspak raport të mirë me paparacët apo median rozë në përgjithësi.

Këtë e tregoi edhe fytyra e saj e bezdisur kur dalloi se paparacët po përpiqeshin t’i bënin disa foto, gjatë një pushimi nga xhirimet e filmit “Brits Are Coming”, në Los Angeles.

Pak kohë më parë, Thurman u rebelua ndaj gazetarëve në New York duke iu drejtuar atyre me një ton tepër të ashpër. “Duhet të respektoni privacinë e njerëzve. Faleminderit, mirupafshim!”, tha 45 – vjeçarja. /tvklan.al