Pas “Emri i trëndafilit”, “Lavjerresi i Fukoit” është vlerësuar nga recensionistët si libri i dytë më i fuqishëm i Umberto Ecos. Nëse i pari është shqipëruar, i dyti është në proces. Libri i gjithi i ndërtuar mbi referenca ezoterike do të vijë për lexuesin brenda këtij viti.

Botuesi është Petrit Ymeri që me shkrimtarin dhe filozofin italian është bashkëpunimi i dhjetë, që pati mundësi ta takonte për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Librit, në Frankurt të 2008.

Biseda e parë u pasua nga të tjera, në ngjarje të ndryshme për librin, që siç kujton Petrit Ymeri, nuk kishe ku të hidhje kokrrën e mollës dhe nuk pipëtinte askush kur referonte Umberto Eco.

Kërkonte të dinte për Shqipërinë ashtu siç kërkonte të dinte për shqipëruesit e librave të tij.

Mjeshtri i kulturës italiane u nda nga jeta në moshën 84- vjeçare. Numri Zero është libri i fundit që i dorëzoi lexuesve, i ashtuaquajturi mendja sublime e shekullit të fundit.

Tv Klan