Një unazë prej diamanti, e blerë 30 vite më parë në një treg makinash pritet që të shitet në ankand për 350 mijë paund.

Sipas BBC, pronarja besonte se “madhësia e veçantë” e gurit ishte pjesë e ndonjë kostumi, kur e bleu në Isleworth të Londrës, në 1980 – ën.

E pandërgjegjshme që ishte një diamant i bardhë nga shekulli i 19 – të, 26 karat, ajo e mbajti atë çdo ditë në dorë për vite me radhë.

Guri i çmuar pritet të dalë në shtëpinë e ankandit Sotheby në Qershor.

Kreu i departamentit të bizhuterive të kësaj shtëpie ankandi në Londër, Jessica Wyndham tha se e zonja e mbante unazën thuajse gjatë gjithë kohës më vete, pasi ishte e bukur.

“Por ajo e kishte blerë atë si pjesë të një kostumi për raste të caktuara. Askush nuk ia kishte idenë vlerën që fshihte”,

shpjegoi ekspertja më tej.

Gruaja, identiteti i të cilit nuk dihet, vendosi që të shkonte të pyeste në shtëpinë e ankandeve pasi një argjendar i tha se mund të ishte i çmuar./tvklan.al