Drejtuesit e “djajve të kuq” do të punojnë për të afruar sulmues të tjerë, pasi norvegjezi dëshiron Realin

Manchester United është tërhequr nga gara për të blerë talentin e Borusia Dortmundit, Erling Haland. “Djajtë e kuq” e kanë pranuar faktin që fubollisti dëshiron që të transferohet te Real Madridi në fund të sezonit.

Sulmuesi norvegjez ka të drejtën që të largohet në verë nga verdhezinjtë. Kjo sepse hyn në fuqi klauzola që bën të mundur transferimin, nëse paguhen 75 milionë Euro për kartonin e tij. Talenti 21-vjeçar ka realizuar 79 gola në 78 takime në dy vite te Borusia, duke tërhequr vëmendjen falë aftësive të tij dhe duke u kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në Europë.

Në garë për shërbimet e Haaland janë edhe Manchester City, Chelsea, Barcelona dhe Bajerni i Mynihut.  Por sipas “ESPN”, drejtuesit morën vendimin që të luftojnë për sulmues të tjerë, pasi e konsiderojnë të pamundur që t’ia ndërrojnë mendjen norvegjezit.

Halanand joshet nga ideja që të formojë dyshen e sulmit me yllin francez Kilian Mbape. Ndërkohë që është i pakënaqur me presionin e bërë nga verdhezinjtë, që i kërkon ose të rinovojë, ose të përcaktojë klubin ku do të shkojë.

Klan News