Maturantët që do të vijnë garën për universitetet publike në raundin e dytë do të kenë mundësi të shohin në kohë reale, renditjen dhe pikët e të gjithë kandidatëve, në portalin online të krijuar nga Ministria e Arsimit, enkas për këtë raund.

12 universitete publike janë të listuar në këtë portal, ku maturantët mund të hyjnë me ID e maturantit.

Në mënyrë automatike, sistemi do të lëvizë edhe vijën e kuqe të fituesve, pas çdo regjistrimi apo vendi vakant të krijuar në çdo degë.

Raundi i dytë nis në 23 Shtator.

75% e kuotave në universitete publike janë të lira për këtë raund.

Tv Klan