Pesë persona në një shtëpi pleqsh në Florida e cila mbeti për disa ditë me radhë pa energji, kanë humbur jetën. Policia evakuoi të mërkurën rreth 120 banorë nga objekti, të cilin uragani Irma e la pa ajër të kondicionuar.

Kryetarja e qarkut Broward, Barbara Sharief tha se tre persona u gjetën të vdekur në një shtëpi pleqsh në Hollivood. Dy të tjerë vdiqën pasi arritën në spital.

Dhjetë milionë banorë mbetën pa energji elektrike në Florida, Georgia dhe Carolinas pas uraganit Irma.

Irma goditi Floridan jugperëndimore të dielën në mëngjes si një stuhi e kategorisë së katërt para se të zbutej në një rënie tropikale të hënën. /

tvklan.al