Me të mbërritur në Republikën e Irlandës, uragani Ofelia shkaktoi viktimat e para. 2 burra dhe 1 grua humbën jetën si pasojë e rënies së pemëve në rrugë.

Ishulli i Irlandës është paralizuar tërësisht. Më shumë se 360 mijë banesa e biznese kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi 1300 të tjera në Irlandën e Veriut.

Edhe Uellsi e Skocia janë në alarm maksimal, si pasojë e stuhisë së fuqishme. Autoritetet britanike u kanë bërë thirrje qytetarëve të largohen nga banesat, në zonat e rrezikut.

Uragani Ofelia ka shkaktuar viktima edhe jashtë ishujve britanike.

Të paktën 35 persona humbën jetën në Portugali e Spanjë për shkak të disa zjarreve masive, të përhapur nga erërat e fuqishme që ka sjellë stuhia. Mbi 145 vatra të mëdha zjarri kanë shpërthyer në gadishullin iberik gjatë fundjavës.

Tv Klan