Në Turqi është lëshuar një urdhër arresti për ish – futbollistin Hakan Sukur. Ai akuzohet se është pjesëtarë i një grupi terrorist të armatosur dhe një nga përgjegjësit për grushtin e dështuar të shtetit, më 15 Korrik.

Shukur njihet si një bashkëpunëtor i Fethullah Gylen, kundërshtari kruesor i Presidentit Rexhep Taip Erdogan. Më 16 Qershor, në drejtim të Hakan Sukur u hap një çështje gjyqësore, për shkak se kishte ofenduar me anë të një mesazhi në Twitter, presidentin Erdogan.

Hakan Sukur prej muajit Dhjetor ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po punon për hapjen e një akademie sportive.

Tv Klan