Dita e diel ka qenë e veçantë për moderatorin dhe prezantuesin shumë të dashur të “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea.  

Nëna e tij ka patur ditëlindjen dhe Gjebrea nuk e ka kaluar këtë moment pa një postim në Instagram. Ai ka zgjedhur të ndajë me të gjithë ndjekësit e tij një fotografi familjare tepër të veçantë.

Gjebrea e ka shoqëruar imazhin edhe me disa fjalë të ndjera.

“Foto 1.000! Në mes të një motre dhe një vëllai – nëna. Nuk mjaftojnë 1 mijë fjalë të të them çfarë je për mua, nuk mjaftojnë 1 milion falje të të kërkoj sa herë të kam mërzitur. Nëse do rilind përsëri, nuk do doja nënë tjetër të më lindte…vetëm ti!”. 

/tvklan.al