Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen trajnerit të ri të Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci.

Benvenuto Mister.Le të urojmë që trajneri i ri i kuqezinjve, Christian Pannuci, një kampion i madh në fushë dhe një lider i ri në stol, do ta mbajë me sukses barrën e rëndë të trashëgimisë së De Biazit

”, shkroi Rama në një postim në Facebook.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka zyrtarizoi sot Panuccin si trajnerin e ri të Kombëtares, i cili deklaroi si objektiv kryesor kualifikimin e Shqipërisë në kampionatin Europian 2020.

44-vjeçari zëvendëson në stolin e Kombëtares patriotin e tij, Giani de Biasi, i cili hyri në histori si trajneri i parë që kualifikoi Shqipërinë për në një kompeticion madhor ndërkombëtar. /tvkaln.al