Një ushtarak britanik i cili, është pjesë e forcave speciale SAS, edhe pse ka fituar në llotari 1 milion stërlina, është betuar se do të vazhdojë, që të jetë pjesë njësisë elitare ushtarake dhe më pas të tërhiqet në një jetë luksoze.

Speciali, identetit i të cili nuk është bërë i njohur, ka fituar llotarinë pak kohë përpara Krishtlindjeve, pas një nate së bashku me miqtë e tij, ai bleu biletën fituese.

Një burim i ka thënë gazetës “The Sun”, se ai e do kaq shumë punën e tij, sa ka ndërmend të qëndrojë pavarësisht fatit të tij mirë. “Ai do të ketë gjithë pjesën tjetër të jetës që të shijojë paratë e tij, pas të mbyllë karrierën në ushtri”, ka thënë burimi.

Ndërkohë rreth identitetit të fituesit fatlum, mësohet se është rreth të 30-tave dhe se ka luftuar  misione të ndryshme në kundër telebanëve në Afganistan.

Publikimi i emrit të tij nuk është bërë i njohur, për të mbrojtur atë dhe repartin e tij./tvklan.al