Një grua po hetohet në Spanjë pas raportimeve se ka ushqyer pitonin e saj shtëpiak me këlushë dhe mace të vogla.  

Lajmi bëhet i ditur nga uebsajti pan-evropian i lajmeve “The Local”, i cili nuk e identifikon gruan, porse thotë se ajo i postonte online fotot ku shihet pitoni teksa e shtrëngon këlyshin e vogël për vdekje.

Fotoja e gjarprit teksa shtrëngon këlyshin është shikuar në një lajmërim nga një punonjës i një strehe kafshësh. Ai iu afrua gruas si blerës potencial, kur gruaja i tha se ajo e ushqente me këlyshë, mace dhe zogj të gjallë pitonin e saj.

Nëse shpallet fajtore, gruaja mund të dënohet për abuzim me kafshët nga gjykata në Loja, Grenada, Spanjë.

Pitonët si ky në foto, e vrasin prenë e tyre duke e shtrënguar dhe më pas e gllabërojnë. Këta pitonë nuk janë helmues dhe mund të jetojnë deri në 30 vite./tvklan.al