Ushtaraket e Ukrainës kanë pozuar me armët që përdorën për të luftuar kundër rebelëve rusë për një fotoseion të magjishëm, teksa pozojnë të veshura me fustane mbrëmjesh. Ato kanë ndërruar uniformën e ushtrisë për të veshur fustanet shik, takat e larta ndërsa në vend të aksesorëve mbanin armët e luftës. Foto kishin si synim të tregonin sesi do kishte qenë jeta e këtyre dy vajzave sikur lufta mos te kishte ndodhur.

Organizatorët e këtyre fotove thanë se zgjodhën 12 femra nga rradhët e ushtrisë të cilat janë përballur me vdekjen këto dy vite dhe donin të tregonin sa femra të mrekulleshme janë.

Ata u shprehën gjithashtu se zgjedhja që luftëtaret të visheshin me fustane mbrëmje u realizua sepse ata donin që ushtaret të bënin diçka ndryshe nga përditshmëria e tyre.

Me armatime të llojeve të rënda, me fustane klasike ushtaret e Ukrainës kanë realizuar një fotosesion të veçantë dhe mbreslënës./tvklan.al