Ushtria irakiane ka rimarrë të pothuajse të gjithë pjesën lindore të qytetit të Mosulit, përfshirë edhe xhaminë e madhe, e njohur botërisht si vendi ku Al Bagdadi mbajti fjalën e parë, me anë të të cilës e shpalli veten Kalifin e Shtetit Islmaik, në Qershor të vitit 2014.

Pas rimarrjes së kontrollit të lindjes së Mosulit, ushtria irakiane thotë se është duke u përgatitur për operacionin e ardhshëm ushtarak, për të rimarrë Mosulin perëndimor, që është edhe fortesa e fundit urbane në Irak e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Disa luftëtarë të ISIS kanë mbetur të fshehur në zonën veri-lindore të qytetit irakian. Operacioni historik për rrimarjen e Mosulit nga duart e ISIS, nisi në Nëntor të vitit të kaluar.

Tv Klan