Pozita e Kryeministrit dhe Ministres së Mbrojtjes është përkeqësuar edhe më shumë para shqiptarëve, teksa deputeti socialist, Erjon Brace, pranoi se mazhoranca ka informacion për përdorimin e mundshëm të infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës. Ndaj kryetari i opozitës, Lulzim Basha i kërkon qeverisë të tregojë se çfarë masash ka marrë pasi është njohur me këtë fakt.