Pas pamjeve të transmetuara në emisionin STOP në Televizionin Klan, ku një punonjës i policisë shfaqej duke ushtruar dhunë ndaj gazetares dhe operatorit të emisionit investigativ, efektivi i policisë është pezulluar nga detyra.

Në një njoftim zyrtar, policia e shtetit tha se “

nga këqyrja e kamerave të instaluara në këtë institucion, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin e punonjësit të policisë. Me urdhër të Drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, Drejtoria e Standardeve Profesionale, ka filluar menjëherë procedimin disiplinor ndaj efektivit të Policisë, për shkelje të rëndë

.”

Policia tha se të martën, punonjësi i Policisë me iniciale P.N, me detyrë trup shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë së objekteve në Komisariatin e Policisë nr 4, kishte konstatuar dy gazetarë që kishin hyrë në ambientet e brendshme të Institutit të Fizikës Bërthamore.

Pas komunikimit për daljen e këtyre dy shtetasve jashtë ambienteve të Institucionit, ka hasur në kundërshtimin e tyre, R. M., 25 vjeçe dhe E. M., 31 vjeç, për të cilët janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal

”, tha policia./tvklan.al