Policia e Fierit ka proceduar penalisht 5 persona të cilët ushtronin aktivitetin e tyre (taksi) pa liçencë. Sipas policisë, këtyre personave u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe automjetet me të cilat ushtronin aktivitetin e tyre të paligjshëm.

“Në kuadër të plan-operacionit “Informaliteti”, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë  Fier, ushtruan kontrolle ndaj informalitetit që kryhet nga drejtuesit e automjeteve të transportit të udhëtarëve të pa pajisur me liçencën përkatëse (taksi)”,

thuhet në njoftimin e policisë.

Si rezultat, u bë kapja në flagrancë dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale ” fshehje e të ardhurave” ndaj shtetasve:

Arbër Fetiu, 25- vjeç, ku në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua mjeti me targa AA926AV.

Fatos Tafa, 43-vjeç, në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua mjeti me targë AA782GZ.

Petrit Skëndaj, 53-vjeç, në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua mjeti me targë AA557IL.

Përparim Zyka, 51- vjeç , ku në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua mjeti tip Toyota 6+1 , me targë AA 269 BR.

Artur Hoxha, 46-vjeç, ku në cilësinë e provës materiale i’u sekuestrua mjeti tip Volkswagen 6+1 me targë AA874JP.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme./tvklan.al