25 – vjeçarja Ynaet Garsia vajza që jep parashikim e motit në një televizon meksikan, ka lënë me gojë hapur spektatorët ndërsa është shfaqur me forma të ekzagjeruara fundshpine.

vajza emotit

Paraqitja e saj në televizionin meksikan e ka ndarë në dysh opinionin publik, sepse një pjesë e shikuesve e gjykojnë 25 – vjeçaren duke thënë se ajo nuk duhet të bëjë paraqitje të ekzagjeruara në televizion, por të fokusohet tek puna e saj, parashikimi i motit.

Një pjesë e teleshikuesve u shprehën se ajo dukej sikur kishte vendosur një jastëk poshtë fustanin, ndërsa pjesa tjetër e publikut thanë se fundshpina e ekzagjeruar e vajzës së motit, është rezulat i kirurgjisë plastike.

Megjithatë përpos njerëzve që e gjykojnë, Garsia ka edhe një sërë fansash të cilët e ndjekin parashikimin e motit vetëm për të.

Ajo numëron 1.6 milion ndjekës në Instagram. Vajza e motit, e cilësuara si një prej më të bukurave, ka deklaruar se format e saj trupore janë rezultat i ushtrimve fizike që bën, boksit si dhe dietave ushqimore./tvklan.al