Pak muaj më parë Xh.Cinaj vetëm 17 vjeç, tronditi të gjithë opinionin publik ,kur akuzoi babain e saj se e kishte përdhunuar dhe lënë shtatzënë.

Pasi kreu abort edhe pse në muajin e 6-të të shtatzënisë, vajza denoncoi në policinë e Vlorës të atin. E ëma duke hedhur poshtë këtë version në mënyrë kategorike tha se e bija ishte në gjendje konfuze për shkak të abortit dhe se asaj i kishte treguar dhe disa variante të tjera për njeriun që mund të ishte babai i fëmijës, mes të cilëve një bashkëmoshatar i lagjes si dhe për një të moshuar që kishte ndaluar në rruge dhe më pas përdhunuar.

 

Por pavarësisht dëshmive kontradiktore të vajzës policia e arrestoi babain e saj dhe gjykata e rrethit i ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg.

Këtë fundjavë, 17-vjeçarja Cinaj, e ka ndryshuar dëshminë e saj sërish dhe ka përjashtuar versionin e përdhunimit. Ajo thotë se s’ka qene i ati ai që e ka përdhunuar, por një i moshuar dhe nuk jep emër të autorit dhe kërkon që babai i saj i cili mbetet në burg deri në përfundim të procesit gjyqësor  të lirohet. 

Dëshmia e saj më e fundit i jep një kthesë të fortë ngjarjes. Tani jo vetëm nuk dihet se kush është versioni i saktë, por ky variant i ri ngre pikëpyetje edhe mbi mënyrën si është dënuar i ati vetëm nga një denoncim. / TV KLAN