Ajo është një nga 3 vajzat e bukura të Silvester Stallones, por paraqitja e 18 – vjeçares Sistine e ka bërë atë të dallohet nga motrat e saj.

Me bukurinë që duket se e ka marrë nga e ëma, modelja Jennifer Flavin, ajo po përpiqet të ndjekë hapat e saj në botën e modës.

Vetëm 3 ditë nga dalja në tapetin e kuq të Golden Globes, në krah të babait dhe motrave, Sistine ka pozuar për revistën “Love”, duke i bashkangjitur dhe një video shoqëruese.

Vajza e Silvester Stallones dhe Jennifer Flavin shfaqet në klip vetëm me të brendshme dhe një xhaketë lëkure, duke kërcyer dhe duke marrë poza të nxehta.

18 – vjeçarja Sistine Stallone ka deklaruar se ka qenë babai i saj, i cili e ka ndihmuar për të hedhur hapat e parë në botën e modës, madje ajo ka thënë se ishte vetë ai, që e stërviste me orë të tëra për të qëndruar mbi taka.

Tv Klan