Kjo nuk është një “T-shirt” e zakonshme.  I përket 10-vjeçares Cami Skouson, e cila është e prekur nga sëmundja e autizmit.

Nëna e saj, Deborah, tha se kjo triko i sjell asaj rehati, por problemi është se ajo ka nevojë për një të re dhe bluza nuk gjendet më në treg.

Kështu që Deborah vendosi të shkruante një postim në Facebook javën e kaluar, duke u bërë thirrje të gjithë miqve dhe familjarëve që ta ndihmonin, duke gjetur një bluzë  të ngjashme me lule rozë.

“Ne do ta paguajmë bluzën dhe transportin, nëse dikush do të na e shesë atë”,

shkruajti ajo.

“Ajo duhet të jetë ekzakt si kjo! Ne kemi provuar këmisha të ngjashme, por ato nuk janë për Camin”,

shtoi ajo.

vajza

Postimi i Deborah u shpërnda më shumë se 5000 herë dhe brenda disa ditësh Cami kishte jo një, por 161 bluza me lule.

Deborah nga St. George, Utah, SHBA, ishte aq e befasuar nga reagimi i menjëhershëm i të huajve,  dhe duke i falenderuar ajo tha se ata e kishin bërë jetën e vajzës së saj të ëmbël, më të lumtur./tvklan.al