Miss Nebraska, Sarah Rose Summers është shpallur vajza më e bukur në Amerikë. Në mesin e 50 kandidatëve, 23-vjeçarja triumfoi  falë linjave dhe buzëqeshjes së saj mahnitëse.

Ajo tregoi shumë pjesë nga jeta e saj duke filluar me pasionin për mjekësinë dhe ndihmën që iu jep gjithmonë të sëmurëve.

Në konkursin e bukurisë, që u mbajt në Luiziana, vëmendje të veçantë iu kushtua dhe fushatës #MeToo. Të gjitha vajzat bënë thirrje për gratë në Amerikë dhe kudo në botë të ngrenë zërin për lirinë dhe të drejtat e tyre.

Summers tani do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në garën e Miss Universe.

Klan Plus