Është e vështirë për një vajzë qe të bëhet elektriçiste në Uganda, një vend në Afrikën Lindore.Por është akoma dhe më e vështirë kur ajo,ka lënë pas një të kaluar si punonjëse seksi.

Jacquelinë, tani 18 – vjeç nuk mund të mbështetej tek prindërit e saj sepse mamaja e kishte braktisur ndërsa njerka  e keqtrajtonte. Ajo shkoi për të jetuar me teton e cila pësoi një aksident dhe vajza ngeli pa rrugëdalje.

vajza e seksit  1

Asaj i ofruan një punë si kamariere në një bar nate, por lokali në të vërtetë fuksiononte si një çerdhe prostiucioni.  Ishte vetëm 16 – vjeç dhe shkonte me 3-4 meshkuj gjatë natës, në mënyrë që të fitonte 9 deri në 12 dollarë. Jacqueline shprehet se e kishte shumë të vështirë të bënte një jetë të tillë por të gjitha sakrificat i bëri për të ndjekur shkollën.

Ajo tregon se vajza më e vogël në këtë rrjet protitucioni ishte nëntë vjeç, sepse meshkujt kërkonin vajza të vogla në mënyrë që mos të kishte rrezik për përhapjen e HIV- it.

Pasi u bë inspirim për shumë vajza, që kërkojnë të lënë pas të kaluarën e hidhur, Jacqueline është nga të vetmet femra në zonën e saj që do ushtrojë profesionin e elektriçistes. Ajo studioi shumë për tu bërë elektriçiste dhe shprehet se është shumë e lumtur që po i fiton paratë e saj, pa vuajtjet e dikurshme./tvklan.al