Marnie Harvey  vuan nga një gjendje ende e padiagnostikuar që i shkakton rrjedhje gjaku nga syri dhe veshi. Kjo gjendje i përsëritet 17 – vjeçares 5 herë në ditë. Gjendja  e saj i ka hutuar mjekët të cilët po e studiojnë këtë rast prej 3 vitesh.Historia e saj filloi në vitin 2013, kur u ngrit nga gjumi dhe pa njollat e gjakut në jastëk.

vajza 3

Për dy vitet në vazhdim Marnie është përpjekur në shumë mënyra për të eleminuar gjakderdhjen, duke provuar madje dieta të ndryshme ushqimore por gjendja e saj vazhdoi të përkeqësohej.

vajza 1

Në javët e fundit, ajo ka filluar të nxjerrë gjak edhe nga gjuha. Vajza shprehet se përveç gjakderdhjes ajo ka edhe dhembje kur mbyll qepallat e syve.

17 – vjeçarja u është nënshtruar një sërë skanerash së krahërorit dhe ka kryer analiza të shumëta gjaku, por ende nuk janë zbuluar shkaqet e gjendjes së saj.

vajza 4

Më herët, mjekët e këshilluan Marnie të ndërpriste çokollatën, grurin dhe sheqernat por as kjo dietë nuk funksionoi në përmirësimin e gjendjes së saj.Mjekët kishin dyshime gjithashtu për një tumor në tru, por përgjigjet e analizave treguan se vajza nuk vuante nga një tumor i mundshëm./tvklan.al