Andrea-Monroy-384119

Andrea Monroy vuan nga një sëmundje shumë e rallë, që e detyron të qëndrojë brenda shtëpisë gjithë jetën e saj.

23 – vjeçarja ka lindur me Xeroderma Pigmentosum, që i shfaq asaj kancer agresiv në lëkurë, nëse ekspozohet në dritën e diellit.Andrea-Monroy-384101

Që në moshën 5-vjeçare ajo është diagnostikuar me këtë sëmundje të rallë. Për të mbrojtur lëkurën e saj Andrea, ka bërë gjithmonë është mësim në shtëpi dhe del jashtë vetëm gjatë natës.

Vajza që jeton në San Diego tregon se: ”Që në moshën 2 – vjeçare kam filluar të kem shumë quka. Jeta ime ka qenë ndryshe në çdo kuptim, nuk kam qenë kurrë në shkollë dhe mamaja ime më ka mësuar të shkruaj dhe të lexoj”.

“Dritaret e shtëpisë janë me grila të mbyllura. Çdo gjë që bëj, e bëj gjatë natës”.

Dhe në rast se Andrea duhet të dalë nga shtëpia gjatë ditës, mbulon çdo pjesë të lëkurës së saj dhe vendos kapele të veçanta.

23-vjeçarja i është nënshtruar 25 operacioneve dhe terapive të ndryshme për të hequr qelizat kancerogjene.

Kjo sëmundje e ka përballur vajzën dhe me një diskriminim të madh nga moshatarët, por tashmë Andrea thotë se është bërë më e fortë ndaj këtij fenomeni.

Duke qenë se nuk mund të dalë jashtë, Andrea e kalon kohën duke lexuar, pikturuar dhe duke bërë foto. Gjithashtu ka hapur dhe një kanal në YouTube ku i jep mesazhe njerëzve për të përballuar situata të vështira.

“Më bën të ndihem një qenie njerëzore më e mirë”, shprehet ajo./tvklan.al