vajzaNjë shkrimtare 26 – vjeçare në Britani ka shkruar një artikull se pse ajo e ruan virgjërinë për ditën kur do të martohet.

Ellen Burkhardt, nga Minnesota ka shkruar një artikull për këtë vendim të sajin për “Salon Magazine”.

Në shkrimin e saj thuhet se arsyeja se pse Ellen kërkon ta ndajë këtë vendim është sepse dëshiron që shumë vajza të mendojnë në këtë formë.

Për Ellen eksperiencat seksuale nuk sjellin ndonjë të mirë para martese. Për më tepër meshkujt thotë ajo e humbin interesin menjëherë sapo kryejnë marrëdhënie.

Prandaj sipas Ellen femrat duhet të tregohen të forta, të suksesshme në gjithçka në jetë dhe të mos u japin meshkujve çdo gjë që kërkojnë kur ata duan.

tvklan.al